Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj Marrëveshjes së Ohrit, ku ka thënë se ajo është duke u reduktuar vetëm në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Më tutje, ai ka reaguar dhe ndaj kryeministrit Albin Kurti, ku ka thënë se ky i fundit e ka kundërshtuar Asociacionin sa ka qenë në opozitë, por tani që është në pushtet, sipas Hotit, Kurti do ta themelojë.

“E gjithë Marrëveshja e Ohrit po reduktohet në themelimin urgjent të Asociacionit. Asgjë tjetër. Ai që e kishte kundërshtuar me dhunë këtë Asociacion, e që kishte marrë mbështetje qytetare për këtë kundërshtim, tani do ta zbatojë në praktikë”, ka thënë Kurti.

“Pesë vendet mos-njohëse të BE-së nuk kanë ndryshuar qëndrim edhe pas arritjes së Marrëveshjes së Ohrit”.

“Në javën e ardhshme fillon dialogu në Bruksel për zbatim të marrëveshjes. Dialog për njohje reciproke nuk ka askund dhe nuk pritet të ketë. Kemi hyrë në rrugën më të gjatë të mundshme për të arritur tek marrëveshja finale për njohje reciproke”, ka deklaruar deputetit nga Lidhja Demokratike Kosovës.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të ish-kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti.