Reagon Hoxhaj ndaj Gërvallës: Logjika e diplomacisë së çajtoreve e sheh Sekretarin Blinken si naiv dhe BE-në si tigër prej letre
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Grëvallës e cila, ka thënë se Bashkim Evropian, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një “si tigër prej letre”. Për ish kryediplomatin ky lloj i diplomacisë është “logjik e diplomacisë së çajtoreve e sheh […]
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Grëvallës e cila, ka thënë se Bashkim Evropian, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një “si tigër prej letre”.
Për ish kryediplomatin ky lloj i diplomacisë është “logjik e diplomacisë së çajtoreve e sheh Sekretarin Blinken si naiv dhe BE-në si tigër prej letre!.
Më tutje, Hoxhaj ka thënë se diplomacia e Gërvallës po i zëvendëson autokracitë e Evropës Lindore në këtë rol.
“Ishte e paimagjinueshme që Kosova të shfaqet në konferenca ndërkombëtare si kundërshtare e Perëndimit, duke e zëvendësuar Serbinë dhe autokracitë e Evropës Lindore në këtë rol!”, ka shkruar ai në Facebook.
“Ka ndodhur një ndërrim i roleve: Kosova tash është kundërshtare dhe Serbia shihet si partnere, sikurse ndodhi sot në Dubrovnik!” , ka përfunduar ish-kryediplomati i Kosovës, Hoxhaj.















