Reagon ish-këshilltari i Rugovës pasi Vuçiq tha se “Kosova nuk ka qenë gjithmonë e jona”

Ish-këshilltari i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Alush Gashi, përmes një postimi ka thënë se në konsullatën e mbajtur në Prishtinë, shteti serb gjithmonë ka folur për territor

Ish-këshilltari i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Alush Gashi





Ish-këshilltari i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Alush Gashi, ka reaguar përmes një postimi ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë të martën e 13 shtatorit në Kuvendin e Serbisë se “Kosova nuk ka qenë gjithmonë e jona”.

Ish-këshilltari i Rugovës ka thënë se Serbia ende nuk ka ndryshuar, sepse sipas tij kur kishin konsullatë në Prishtinë pala serbe gjithmonë ka folur për territor.

Më tej, Alush Gashi ka cekur edhe konsullatën serbe në Prishtinë që është mbajtur gjatë viteve 1889-1912.

“Presidenti Vuçiq në Parlamentin e Serbisë tha, “Kosova nuk ka qenë gjithmonë e jona. Ne kishim një konsullatë në Prishtinë, gjithmonë ka qenë për territor”. Serbia nuk ka ndryshuar! Përsëri po përpiqet të rrëmbejë territor! Konsullata serbe në Prishtinë 1889-1912”, ka shkruar Gashi në Twitter.

Postimi i ish-këshilltarit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, Alush Gashi





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika