Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pasi disa nene të Ligjit për Zyrtarët Publikë janë shpallur kundërkushtetues nga Gjykata Kushtetuese.

“Ligji për Zyrtarët Publikë u shpall kundërkushtetues. Kjo ishte arsyeja pas gjithë zhurmës në seancën e fundit të mbajtur”, ka shkruar Kica-Xhelili.

Sipas saj, qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje kishte “tentuar” që të njëjtin ligj të fusin të njëjta ndryshime.

“Kjo ishte arsyeja pse pavarësisht që i njëjti ligj trajtohej në Gjykatë Kushtetuese, u munduan t’i kontrabandonin ndryshimet e njëjta për së dyti”, ka theksuar ajo.

“Jo në Kosovë! Jo në demokraci!”, ka përfunduar deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili.

Ndërsa, ky ligji ishte dërguar në Gjykatën Kushtetues nga Lidhja Demokratike Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Ligji për Zyrtarët Publikë, Gjykata Kushtetuese kërkon të ndryshohen disa nene