“Ne qëndrojmë me Kosovën në këtë situatë të vështirë, dhe u bëjmë thirrje autoriteteve serbe që të mos i justifikojnë as barrikadat dhe as grupet kriminale që refuzojnë t’i largojnë ato. Të luash me zjarrin është një ide shumë e keqe për të ardhmen e të gjithë fëmijëve tanë”, ka bërë thirrje kryediplomatja e Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Sipas ministres së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, kjo është një skenë që asaj ia kujton ditët e errëta të viteve 1990.

5/5 We stand with #Kosova in this difficult situation & we appeal to the #Serbian authorities to not justify nor the barricades & either the criminal groups who are refusing to remove them. Playing with fire is a very bad idea for the future of all our kids.

— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) December 27, 2022

“Barrikadat që janë ngritur në zonë jo nga një valë popullore, por nga një bandë kriminelësh famëkeq, jo vetëm që po pengojnë jetën e përditshme”, ka thënë ajo.

“E gjithë kjo përballje e rrezikshme duhet të ndalet dhe autorët duhet të sillen para drejtësisë”, ka shtuar Xhaçka.

Më tej, ajo ka dënuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës, KFOR -it dhe EULEX.

Ajo ka përfunduar duke thënë se shteti i Shqipërisë është thellësisht i shqetësuar nga përshkallëzimi i tensioneve.