Reagon kryesia e Llapit: Lajmet për trukime nuk janë të vërteta
Kryesia e ekipit futbollistik Llapi dhe presidenti Beqir Batatina, kanë mohuar të jenë të përfshirë në trukime të ndeshjeve. Në njoftimin e tyre u bëhet thirrje tifozëve “që mos të bien pre e këtyre shkrimeve tendencioze dhe qëllim keqe që kanë për qëllim të njollosin emrin e klubeve të caktuara dhe vetë Superligës”. Ekipi i […]
Kryesia e ekipit futbollistik Llapi dhe presidenti Beqir Batatina, kanë mohuar të jenë të përfshirë në trukime të ndeshjeve.
Në njoftimin e tyre u bëhet thirrje tifozëve “që mos të bien pre e këtyre shkrimeve tendencioze dhe qëllim keqe që kanë për qëllim të njollosin emrin e klubeve të caktuara dhe vetë Superligës”.
Ekipi i Llapit pretendon se nuk ka asnjë informatë të konfirmuar nga organet e hetuesisë rreth pretendimeve të publikuara nga mediat franceze.
“Ne si klub nuk kemi as edhe më të voglin shqetësim rreth këtyre pretendimeve të pabaza dhe tendencioze dhe ftojmë edhe tifozët që mos të shqetësohen sepse nuk ka asgjë të vërtetë në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.
Gazeta e famshme franceze Le Parisien, ka shkruar se ekipi i Llapit është pjesë e trukimeve të ndeshjeve në Super Ligën e Kosovës.















