Reagon Kurti: Me Mimozën, me Ganimeten, me Albulenėn, me Arbërinë

Në Kuvendin e Kosovës, është shumëfishuar gjuha seskiste sipas deputetes nga Lëvizja Vetëvendosje Tinka Kurtit.

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj gjuhës që janë duke përdorur në Kuvendin e Kosovës nga deputetët në drejtim të grave deputete.

Më ajo ka thënë se gjuha seksiste është shumëfishuar si në Kuvendin e Kosovës, por dhe në rrjetet sociale ndaj grave.

Deputetja e është solidarizuar “me Mimoza Kusarin, me Ganimete Musliun, me Albulena Haxhiun, dhe Arbërine Nagavcin”.

“Ne duhet të jemi të gjitha bashkë, jo veç për veten tonë, por për të gjitha gratë e Kosovës që presim ta zvogëlojmë dhunën, të ndikojmë në punësim e arsim dhe në kushtet e jetës e eksperiencave të grave në përgjithësi”, ka shkruar ajo në Facebook.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të deputetes nga LVV-ja, Tinka Kurtit.

Në një seancë të vetme u shumëfishua gjuha seksiste. Fajtorë ka në seancë, në media dhe në rrjete sociale.

Së pari kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e sulmoi kryetaren e Grupit Parlamentar të LV-së Mimoza Kusari – Lilën duke i përmendur moralin. Sa herë që morali u përmendet grave në politikë dihet tendenca dhe nuancat e këtij asociimi. E njëjta nuk ndodhë me burrat.

Së dyti disa prej mediave shkruan se dy ministre paskan dalë në mbrëmje derisa pritet të mbahet vazhdimi i seancës. Nuk është e ndaluar që gratë të dalin. Madje ka aktiviste që e kanë adresuar që prej moti këtë. Kurse deputeti Mërgim Lushtaku po në atë seancë ua pëmendi më vonë alkoolin. Edhe kjo dihet që ka rol tjetër kur është fjala për gratë.

Ndërkaq, deputetja Ganimete Musliu po ballafaqohet me komente fyese në fejsbuk dhe media pas një fjalimi në po atë seancë. Dënoj çdo ofendim që cenon integritetin njerëzor.

Tash unë po pyetem se pse nuk po reagoj për komentet ndaj deputetes Musliu. Asnjëherë nuk jam dakord dhe nuk është hera e parë që reagoj por deputeten Musliu por nuk mund t’i fal politikanët e t’ia nis nga qytetarët. Pra, së pari kritikë politikanëve për keqpërdorim të mikrofonit në Kuvend pastaj qytetarëve për fejsbuk.

Me Mimozën, me Ganimeten, me Albulenėn, me Arbërinë.

Ne duhet të jemi të gjitha bashkë, jo veç për veten tonë, por për të gjitha gratë e Kosovës që presim ta zvogëlojmë dhunën, të ndikojmë në punësim e arsim dhe në kushtet e jetës e eksperiencave të grave në përgjithësi.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika