Kryeministri i Kosovës, ka reaguar pasi Serbia në ditën e forcave të saj ushtarake ka vendosur që të zhvillojë stërvitjet ushtarake në Batajnicë, ku atje regjimi i Sllobodan Milloshoviq kishte varë shqiptarët të pafajshme të Kosovës dh trupat e tyre kishte tentuar që t’i fsheh në një varrë masiv në Batanjicë.

“Në një varr masiv në Batajnicë, u fshehën trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës, përfshirë këtu. 46 anëtarë të familjes Berisha”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Sipas Kurtit në vend që Serbia të vendos një memoriali për viktimat e luftës ajo mbi ish-varrin masive bënë stërvitje ushtarake.

“Në vend të një memoriali për viktimat e luftës, Serbia po zhvillon atje stërvitje ushtarake për “Ditën e Forcave të Armatosura”. Trupat mund të fshihen, por e vërteta nuk mund të varroset”, ka përfunduar Kurti.

In a mass grave in Batajnica, the bodies of 744 Kosova Albanians were hidden, incl. 46 members of the Berisha family. Instead of a memorial to war victims, Serbia is holding military exercises there for "Armed Forces Day". Bodies can be hidden, but the truth cannot be buried.

— Albin Kurti (@albinkurti) April 22, 2023