Reagon Lista Serbe, pas ndërprerjes së seancës në Kuvend
Lista Serbe ka reaguar pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit të Kosovës nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Deputetët e Listës Serbe u larguan nga salla pas kërkesës së Konjufcës, veprim të cilin Lista Serbe e ka cilësuar si sulm të paprecedentë dhe pengim të përfaqësimit të popullit serb në institucione. Në reagimin e saj, […]
Lista Serbe ka reaguar pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit të Kosovës nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Deputetët e Listës Serbe u larguan nga salla pas kërkesës së Konjufcës, veprim të cilin Lista Serbe e ka cilësuar si sulm të paprecedentë dhe pengim të përfaqësimit të popullit serb në institucione.
Në reagimin e saj, Lista Serbe e ka dënuar këtë veprim, duke e quajtur një “disfatë për demokracinë dhe sundimin e ligjit”.
Gjithashtu, ajo e konsideron këtë si një shembull të dhunës institucionale dhe presionit ndaj popullit serb në Kosovë.
“Ky sulm i paprovokuar ndaj deputetëve të Listës Serbe”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Në reagimin e saj, Lista Serbe ka kërkuar që ndaj këtij rasti të reagojnë ambasadat e vendeve të QUINT-it e Bashkimi Evropian.
“Kërkojmë veprim të menjëhershëm nga komuniteti ndërkombëtar”.















