Ministria e Shëndetësisë, ka reaguar  pas raportimeve të mediave se në Spitali i Vushtrrisë, “Shekih Zajed” se tre kirurgë tashmë një kohë janë duke u hetuar nën dyshimin për korrupsion.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se është në gjendje gatishmërie për bashkëpunim me  organet e Drejtësisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK janë në dispozicion të organeve të hetuesisë në mënyrë që procesi i hetimeve të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë, dhe njëkohësisht përmes mekanizmave brenda institucioneve ditëve në vijim do të ndërmarrim të gjitha masat e parapara ligjore”, thuhet në Komunikatën e tyre.

“Në lidhje me rastin e raportuar në medie për rastin e Spitalit të Vushtrrisë, Ministria e Shëndetësisë përmes Bordit të ShSKUK- së, sot pasdite ka pranuar njoftimin zyrtar nga Spitali i Vushtrrisë, “Shekih Zajed” së tre kirurgë tashmë një kohë janë duke u hetuar nën dyshimin për korrupsion”, ka përfunduar Ministria e Shëndetësisë.