Reagon Molliqaj, paralajmëron protesta: Sot u tradhtua Kosova

Kryetari i Partisë Socialdemokratike, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas dakordimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, për zbatimin e planit evropian.

Sipas përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politik të Jashtme, Josep Borrell, Kosova është dakorduar që menjëherë të zbatohet nenin 7 i propozimit evropian.

Molliqaj këtë e ka quajtur tradhti ndaj Kosovës, duke thënë se “një parti që u ngrit nga mijëra protesta kundër Asociacionit, sot e solli atë”.

Më tutje, Molliqaj ka paralajmëruar protesta kundër kësaj marrëveshjeje.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të kryetarit  të Partisë Socialdemokratike, Dardan Molliqaj.

Sot u tradhtua Kosova!

Një njeri i ngjitur në pushtet nga rezistenca më e fuqishme e pas luftës në vend, sot e dorëzoi Kosovën.

Një parti që u ngrit nga mijëra protesta kundër Asociacionit, sot e solli atë.

Një qeveri që mashtroi për 2 vite se nuk do të negociojë pa njohjen në qendër, sot e pranoi përjetësimin e mosnjohjes.

Sot, Albin Kurti i ndau rrugët nga ata qindra mijëra njerëz që e kundërshtuan Asociacionin. I ndau rrugët me ata që edhe sot vazhdojnë të jenë kundër, po aq fuqishëm.

Sot, Albin Kurti Kosovës po ia rrezikon të ardhmen, sepse vetes po don t’ia ruajë pushtetin.

Sot, Albin Kurti e tradhtoi Kosovën.

Por, sot, më shumë se kurrë, u qartësua rruga e rezistencës. Rezistencës që do të rritet, përditë e më shumë.

Shihemi në protesta!

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika