Reagon ndaj marrëveshjes së Ohrit, ish-presidenti i Serbisë: Historia jonë nuk mban mend një mashtrim të tillë të qytetarëve!

Tip i marrëveshjes së Ohrit sipas ish-presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, nuk duhet të nënshkruhen Vuçiq po mashtron qytetarët serb

Ish-preisdeti i Serbisë, Boris Tadiq

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka reaguar pas dakordimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, në Ohër për zbatimin e planit evropian.

Tadiq ka thënë se kur Vuçiq thotë nuk e kamë nënshkruar marrëveshjen është duke i mashtruar  se sipas Tadiqit këto marrëveshje janë vetëm me zotim dhe nuk nënshkruhen.

“Vuçiq përsërit hapur se nuk e ka nënshkruar marrëveshjen. Qytetarët tanë duhet ta dinë se kjo marrëveshje nuk duhet as të nënshkruhet, sepse tashmë është pranuar si platformë për negociata në të cilat Vuçiq është shumë i përfshirë”, ka shkruar në Twitter ish- presidenti i Serbisë.

“Historia jonë nuk mban mend një mashtrim të tillë të qytetarëve!”, ka përfunduar Tadiq.

Shija e redaktorit

“Komplot-i” nis të hënën në Televizionin Dukagjini

Rrëfimet për të djeshmen dhe të ardhmen, në formën e të vërtetave dhe gënjeshtrave, e mbështjellin shpesh njëra-tjetrën në botën në të cilën jetojmë. Pas...

“Do të doja të dielën të marshoja me ju, kriminelët...

Ish-Shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se do të donte të merrte pjesë në marshin e së dielës...

Certifikohen pjesëtarët e FSK-së për mbështetje me zjarr indirekt

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka certifikuar pjesëtarët për mbështetje me zjarr indirekt, të premten e 31 marsit. “Me qëllim të përgatitjes profesionale të...

Të fundit nga rubrika