Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë ka reaguar duke e dënuar sulmin fizik ndaj një infermieri në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.

“Sulme të tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës janë tregues i keq për gjendjen  e sigurisë së punonjësve shëndetësorë. Tolerimi i këtyre sulmeve që po përsëriten ndaj mantelbardhëve krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen dhe rritë pasiguri në punë në mesin e komunitetit infermieror”, thuhet në komunikatën e Odës së Infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë.

Më tej, OIK-u ka apeluar te qytetarët  duke u bërë thirrje që të kenë mirëkuptim me stafin shëndetësor  “dhe në rast të pakënaqësive, ato t’i shprehin përmes rrugëve zyrtare”.

“Dhuna asnjëherë nuk është mjet për zgjidhje të problemeve, por vetëmse thellon ato.OIK fton organet e rendit që të zbardhin rastin dhe kryesit e kësaj vepre të marrin dënimin e merituar”, ka përfunduar OIK-u.
“Spitali i Përgjithshëm në Pejë kërkon mbështetjen e gjithë qytetarëve dhe sidomos organeve të sigurisë që rastet e tilla të mos na përsëriten”, kanë përfunduar komunikatën e tyre Spitali i Përgjithshëm i Pejës.


Më poshtë mund ta lexoni reagimin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, i cili ka reaguar pasi një infermier i këtij spitali është sulmuar fizikisht në vendin e punës duke kërkuar mbështetjen e  Policisë së Kosovës dhe të qytetarëve.

“Reagim lidhur me rastin e sulmit fizik ndaj Infermierit në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë!. Sot ne vendin e tij të punës është sulmuar Infermieri në Emergjencën e Institucionet tonë. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh indinjatën e të gjithë të punësuarve lidhur me këtë akt i cili ka krijuar neveri dhe shqetësim për të gjithë punonjësit shëndetësor”, thuhet në komunikatën e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.

Sipas komunikatës së Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, stafi mjekësor nuk po përballet vetëm me sulme fizike, por edhe me mosmirënjohje.

“Në kohën e fluksit të madh të pacientëve, kur NE me riorganizim e vetmohim po kryejmë shërbimet ndaj pacientëve, presim përkrahjen dhe mbështetjen e qytetarëve e asesi mosmirënjohe e sulmet fizike”, kanë shtuar në komunikatën e tyre.