Reagon Petkoviq: Policia e Kosovës po i arreston serbët për t’i frikësuar

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, ka akuzuar Policinë e Kosovës, për arrestimin e serbëve pa arsye, duke e cilësuar këtë si një metodë e frikësimit

Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, e ka akuzuar Policinë e Kosovës, duke thënë se po i arreston serbët dhe po i liron pa ndonjë arsye, që sipas tij është metodë e frikësimit.

“Si ndodh që vetëm serbët arrestohen gabimisht? Të tilla ‘rrëmbime’ të serbëve të pafajshëm janë një metodë standarde e frikësimit, me të cilën policia e [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurtit po përpiqet të krijojë një ndjenjë të përgjithshme kërcënimi te populli serb në Kosovë”. 2/2”.

Më tej, ai ka kërkuar që dikush t’i kërkojë falje personit Branko Banjac, që, sipas Petkovq-it, është arrestuar pa asnjë shpjegim apo bazë.

“Branko Banjac, i cili u arrestua me forcë sot në Jarinje, pa asnjë shpjegim apo bazë, është liruar pas një aksioni politik dhe diplomatik të Beogradit. Ai dyshohet se është arrestuar ‘gabimisht’. A do t’i kërkojë dikush falje Brankos dhe familjes së tij për stresin që pësuan dhe do të përgjigjet për të? ½”, ka shkruar në Twitter Petkoviq.

Shija e redaktorit

Panairi i 23-të i Librit: Triumfi i fjalëve të shkruara

Me moton 'Libri triumfon', më 6 qershor pritet të hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit, i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve...

“Dance the Night” e Dua Lipës zgjidhet si kënga e...

Kënga “Dance the Night” e këngëtares me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa ka kryesuar sondazhin e ri muzikor të kësaj jave. Fansat e muzikës votuan...

Policia heton incidentet në veri të Kosovës

Protestat janë duke vazhduar në tri komunat e veriut të vendit - Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Policia e Kosovës ka njoftuar se situata...

Të fundit nga rubrika