Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, në rrjetin social Twitter, ka bërë retweet një video, në të cilën, shihen persona të armatosur pranë barrikadave në veri të Republikës së Kosovës.

Ish-kryediplomati i Kosovës ka thënë se situata e krijuar në katër komunat të veriore të Kosovës ka pasur efekt duke shënuar hapa prapa në aspektin e ligjor.

“Një video e re e grupeve serbe të maskuara, të armatosura me AK47 në veri të Kosovës. Paketat nga ‘Qendra Humanitare’ Ruse në Nish, shihen në video”, ka shkruar në Twitter Selim.

Situation in northern Kosovo has regressed into almost complete collapse of any law and order. A new video of masked Serbian groups, armed with AK47 in northern Kosovo. Packages form Russian “Humanitarian Center” in Nis, seen in this video. https://t.co/8fFUGQZ6qR

— Petrit Selimi (@Petrit) December 18, 2022

Ndërsa, në dijeni të një plani për ta sulmuar pikën kufitare në Jarinjë, janë edhe organet e sigurisë në Kosovë.

Një gjë të tillë e kanë pohuar për Radio Televizionin Dukagjini, burime brenda këtyre organeve të sigurisë.

Po ashtu, në dijeni për një plan të tillë është edhe misioni i KFOR-it në Kosovë. Kjo është edhe arsyeja se pse ky mision ka dyfishuar forcat në pikën kufitare në Jarinjë dhe ka vendosur tela gjemborë.

Planin për të sulmuar pikën kufitare është bërë nga një grup ekstremist serb, të cilin e prin Damjan Knezevic, një serb që ka lidhje të afërta me grupin “Wagner”, një grup ushtarak rus në pronësi të Yevgeny Prigozhin, njeri i afërt i presidentit rus, Vladimir Putin.

Knezevic është i pranishëm edhe në këto momente bashkë me serbët e tjerë, të cilët janë grumbulluar në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë, në territorin serb.