Reagon pronari i Qendrës për të moshuar në Pejë: Ngjarja na ka lënë pa fjalë
Pronari i Qendrës për të moshuarve në Pejë, “Orenda”, ka reaguar pas pamjeve ku shihet një infermiere e kësaj qendre, teksa e keqtrajton në mënyrë çnjerëzore një grua të moshuar aty. Pronari “Orenda”, Anton Rasaj, u shpreh se ngjarja e ka lënë pa fjalë dhe “plot mllef”. “Unë jam investitor, kursimet e fituara jashtë vendit […]





Pronari i Qendrës për të moshuarve në Pejë, “Orenda”, ka reaguar pas pamjeve ku shihet një infermiere e kësaj qendre, teksa e keqtrajton në mënyrë çnjerëzore një grua të moshuar aty.
Pronari “Orenda”, Anton Rasaj, u shpreh se ngjarja e ka lënë pa fjalë dhe “plot mllef”.
“Unë jam investitor, kursimet e fituara jashtë vendit me familje, vendosem t’i investojmë në vendlindje. Kemi punësuar personel dhe jemi kujdesur që të krijojmë vende pune për bashkatdhetarët tonë dhe të kujdesemi që të ketë maksimalisht sjellje profesionale nga personeli në qendrën tonë, por ja që situata në fjalë na ka lanë pa fjalë dhe plot mllef”, ka thënë ai.
“Na janë besuar prindër të familjarëve, për çka ngjarja sot na ka lënduar shumë sa nuk gjejmë fjalë të shprehim këtë indinjatë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj sesi jam ndier kur e kam parë sjelljen e infermiereve”, ka vijuar ai.
Tutje, ai njoftoi se tashmë i ka larguar nga puna të gjitha infermieret, të cilat e kanë keqtrajtuar gruan e moshuar, derisa po ashtu u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të merren me rastin.
“Ju njoftoj se pa asnjë hamendje, menjëherë i kam larguar nga puna personelin në fjalë, kam kërkuar që me shpejtësi të veprohet, e për dëmin e shkaktuar nga ato, do t’i ndjekim përgjegjësit në procedura e tjera ligjore po ashtu”, ka thënë ai.




















