Reagon Rohde, kërkon ndalimin e kërcënimeve ndaj policëve të rinj serbë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar ndaj kërcënimeve që pjesëtarët e rinj të Policisë së Kosovës nga komuniteti serb janë duke marrë, duke kërkuar që këto kërcënime të ndalen

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pasi pjesëtarët e rinj të Policisë së Kosovës të cilët janë nga komuniteti serb, kanë marrë kërcënime se janë në Polici të Kosovës.

Ndërsa, kryediplomati gjerman në Kosovë ka thënë se kjo fushatë e frikësimit është shqetësuese.

“Kjo fushatë frikësimi është absolutisht shqetësuese. Duhet të ndalet menjëherë”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Më tutje, ai ka thënë se policët e rinj duhet të kenë mbështetje.

“Policët e rinj të Kosovës nga komunitetet e pakicës boshnjake, rome, serbe dhe turke meritojnë të gjithë mbështetjen, veçanërisht nga komunat dhe qytetarët ku janë të dislokuar”, ka përfunduar ambasadori gjerman në Kosovë.

 

Shija e redaktorit

111 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

Sot 111 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të...

Presidentja Osmani udhëton për në Tiranë, merr pjesë në Samitin...

Presidentja e Kosovës, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin III...

“Revolta shqiptare ndaj osmanëve”, botimi i “The Spectator” më 1880...

Në një artikull të publikuar në revistën britanike, “The Spectator”, më 15 maj 1880, rrëfehet historia e një revolte shqiptare dhe shfaq vështirësinë që...

Të fundit nga rubrika