Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka reaguar duke thënë se Kosova Gjykatën Speciale e kishte themeluar për shkak të presionit nga vendet Perëndimore, si pasojë e raportit të Dick Marty-t.

Raporti i politikanit zviceran solli vetëm akuza, por nuk solli kurrfarë fakti, sipas ish-kryediplomatit kosovar.

“Kosova nën presion nga Perëndimi e ka krijuar një Gjykatën Speciale për të trajtuar akuzën e “ Trafikimit të organeve” i cili ishte raportin e politikanit zviceran”, ka shkruar Selimi në Twitter.

“Lidershipi kosovar është akuzuar dhe ka qëndruar në paraburgim për 2 vite pa gjyq. Provat fillojnë tani, por asnjë  provë për “Trafikim organesh” nuk u gjet”, ka përfunduar ai.

Kosovo was pressured by West to establish a special court to tackle the “organ harvesting” accusation in report by Swiss politician. Kosovan leadership have been indicted and stayed in detention for 2 years without a trial. Trials starts now but no “organ harvesting” ever found. https://t.co/1Ac660xwo6

— Petrit Selimi (@Petrit) April 1, 2023