Reagon Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë: Nuk do t’i pranojmë dhe tolerojmë veprimet e tilla

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së ka reaguar pas rastit të sulmit fizik ndaj të moshuarës në Shtëpinë e të moshuarve në Pejë "Orenda", duke thënë se nuk do të pranohen dhe tolerohen veprimet e tilla të bëra nga infermierët

Ilustrim





Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së ka reaguar pas rastit të sulmit fizik ndaj të moshuarës në Shtëpinë e të moshuarve në Pejë të quajtur “Orenda”.

Në njoftim, Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së, ka thënë se ndihet e shqetësuar me pamjet e publikuara në media, që një infermiere ka ushtruar dhunë ndaj një të moshuare.

Tutje, në njoftim janë falënderuar qytetarët për besueshmërinë që kanë krahas infermierëve.

Ndërsa, është theksuar se nuk do të pranohen dhe tolerohen veprimet e tilla të bëra nga infermierët, madje lidhur me këtë, në njoftim u bë e ditur se do të mundohen që të mbrohen infermierët e tjerë dhe do të sigurohen qytetarët se veprimet e tilla nuk do të tolerohen.

“Sjellet e tilla nuk u përkasin infermierëve, andaj ftojmë OIK (Oda e Infermierëve të Kosovës) që tani pas konfirmimit nga ana e Inspektoratit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, lidhur me validitetin e licencave të punës të marrë masa urgjente ndaj atyre ‘infermiereve’, me ç’rast do të mbrohen edhe infermierët e tjerë nga njollosja e profesionit të infermierit si dhe duke siguruar qytetarët që vepra të tilla nuk do të tolerohen“, thuhet në njoftimin e SHSPSH.





Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika