Reagon Sladjana Pantoviq: Do ta padis Pecin për deklaratën e tij, PDK-ja e pa që unë kam qenë disa herë në kryeministri te Kurti
Sladjana Pantoviq ka reaguar pasi ajo u shkarkua nga pozita si nënkryetare e Komunës së Zveçanit nga kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, për shkak të “mospërmbushjes së detyrave, tejkalimit të kompetencave dhe mospunës në shërbim të qytetarëve të komunës”. Ndërsa Pantoviq, ka thënë se do ta padisë kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir […]
Sladjana Pantoviq ka reaguar pasi ajo u shkarkua nga pozita si nënkryetare e Komunës së Zveçanit nga kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, për shkak të “mospërmbushjes së detyrave, tejkalimit të kompetencave dhe mospunës në shërbim të qytetarëve të komunës”.
Ndërsa Pantoviq, ka thënë se do ta padisë kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci.
“Unë personalisht do ta padis për deklaratën e tij, pasi kam prova për keqbërjen e tij. Z. Peci është anëtar i partisë PDK, e cila nuk ka arsim. Ai nuk është në gjendje të firmosë emrin e tij, aq më pak të punojë me qytetarët”, ka thënë ajo.
Ajo dyshon se shkarkim i saj ka ardhur si pasojë që ajo e ka vizituar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe këto vizita i kish parë Partia Demokratike e Kosovës(PDK).
“PDK-ja e pa që unë kam qenë disa herë në kryeministri dhe pas një takimi pardje me kryeministrin, janë mërzitur sepse menduan se dua të punoj kundër Pecit. Peci është një njeri që nuk mund të më konkurrojë intelektualisht dhe politikisht, kështu që unë kurrë nuk kam folur keq për të me kryeministrin”, ka theksuar Pantoviq.
Më poshtë mund ta lexonin postimin e plotë të ish- nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Sladjana Pantoviq.
Njoftimi:
- Ilir Peci gjoja më largoi sot nga pozita e nënkryetarit të Komunës së Zveçanit. Në deklaratën e tij ai ka pohuar se nuk kam kryer detyrën, kam tejkaluar kompetencat e mia dhe nuk i kam shërbyer qytetarëve të komunës.
Unë personalisht do ta padis për deklaratën e tij, pasi kam prova për keqbërjen e tij. Z. Peci është anëtar i partisë PDK, e cila nuk ka arsim. Ai nuk është në gjendje të firmosë emrin e tij, aq më pak të punojë me qytetarët.
Partia PDK e përdor si kukull. Shkarkimi im është bërë për arsye kombëtare dhe politike sepse nuk kam pranuar të punoj kundër interesave të qytetarëve dhe nuk kam pranuar të jem mbulesë e aktiviteteve ilegale të PDK-së.
PDK-ja e pa që unë kam qenë disa herë në kryeministri dhe pas një takimi pardje me kryeministrin, janë mërzitur sepse menduan se dua të punoj kundër Pecit. Peci është një njeri që nuk mund të më konkurrojë intelektualisht dhe politikisht, kështu që unë kurrë nuk kam folur keq për të me kryeministrin, përveç që qëndroj pas faktit se në Zveçan, ku 99% e popullsisë janë serbë, shqiptarët nuk mund të punojnë ndërsa Serbët enden rrugëve pa u pyetur dhe punëtorët nuk mund të hyjnë në komunë. Si punëtor, jo nënkryetar i Pecit analfabet, u përpoqa të hyja në zyrën time, por KFOR-i turk nuk më lejoi.
Është kompliment për mua që thjesht nuk bashkëpunoj me një person të tillë si Peci dhe tani do t’i them publikisht se ai nuk do të vijë kurrë në Zveçan dhe as nuk do të mund të vendosë për fatin e punëtorëve dhe qytetarëve të Zveçanit. Ai do të mund të jetë vetëm kryetar i bashkësisë lokale. Nuk do të shkruaj më tej pas deklaratës së tij për mua dhe do të shihemi në gjyq. Kjo ka të bëjë me zotin Peci dhe PDK-në dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas.















