Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas vendosjes së barrikadës në Kurshumli të Serbisë,  si pasojë është mbyllur pika kufitare ndërmjet dy shteteve.

Tahiri ka thënë se bllokim i rrugëve nga serbët për të, është një dëshmi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po punon për t’a përshkallëzuar situatën.

“Vuçiq, po përdorë skenare të përshkallëzimit të kalkuluar të tensioneve kundër Republikës së Kosovës”, ka theksuar deputeti i Kuvendit të Kosovës.

“Sjelljet e Serbisë janë reflekse të përsëritura nga fundvitet 80-ta dhe fillimvitet e 90-ta. Asokohe zjarret ndizeshin në Beograd ndërsa flakët arrinin kudo në fqinjësi”, ka shtuar Tahiri.

Më tej, ai ka kërkuar që në mënyrë urgjente të lirohet rruga pasi sipas tij diaspora shqiptarë duhet të arrijë në shtëpinë e tyre.