Reagon Trajkoviq ndaj deputetes britanike: Informacioni i saj duket i njëanshëm, sepse kontrabanda e armëve prek komunitetin serb dhe atë shqiptar
Politikania serbe, Rada Trajkoviq, ka reaguar ndaj deputetes së Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, e cila kishte marrë informacion nga ushtarët britanikë që kanë shërbyer në Kosovë se serbët po kontrabandonin armë me ambulanca dhe ato po i ruanin nëpër kishat ortodokse. Por, ky raportim i politikanes serbe Trajkoviq po duket i njëanshëm. “Duke mos […]
Politikania serbe, Rada Trajkoviq, ka reaguar ndaj deputetes së Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, e cila kishte marrë informacion nga ushtarët britanikë që kanë shërbyer në Kosovë se serbët po kontrabandonin armë me ambulanca dhe ato po i ruanin nëpër kishat ortodokse.
Por, ky raportim i politikanes serbe Trajkoviq po duket i njëanshëm.
“Duke mos vënë në dyshim Alicia Kearns qëllime të mira, por informacioni i saj duket i njëanshëm”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.
“Mbajtja e paligjshme e armëve dhe kontrabanda e armëve prek komunitetin serb dhe atë shqiptar të Kosovës”, ka thënë Trajkoviq.
Më tutje, ajo ka kërkuar që të këtë detaje me shumë rreth këtij raportimi për ta adresuar këtë shqetësim.
“Për të adresuar këtë shqetësim të sigurisë, ne kemi nevojë për një qasje holistike”, ka përfunduar ajo.
Not doubting Ms @aliciakearns good intentions but her information appears one sided. Illegal weapon possession & arms smuggling affects both KS Serb & Albanian communities. The former makes up <5% of KS population. To address this security concern, we need a holistic approach. ⤵️ pic.twitter.com/vgTz3ZLbZb
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) July 9, 2023















