Reagon Trajkoviq ndaj Lajçakut, e pyet se a është takuar me të kërkuarin nga Policia e Kosovës Milan Radoiçiqin

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak në Kosovë, foto:EO

Politikania serbe, Rada Trajkoviq i ka reaguar të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçakut, pasi ky i fundit është takuar me përfaqësuesit e Listës Serbe. Ajo e ka pyetur se a është takuar me kriminelin, Milan Radoiçiq, i cili është edhe në Listën e zezë të disa shteteve perëndimore siç është Britania e Bashkuar.

Sipas Trajkoviq-it, Radoiçiq është vendimmarrësi kryesor i Listës Serbe.

“Zoti Miroslav Lajcak, a jeni takuar edhe me zëvendëspresidentin dhe vendimmarrësin kryesor të Listës Serbe, Milan Radoiçiq?”, ka shkruar ajo në rrjetin e saj social Twitter.

Ndërsa, ky më poshtë kishte qenë postimi i të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Lajçakut.

“Kam biseduar edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe për t’i informuar për Dialogun dhe për të dëgjuar pikëpamjet dhe vlerësimet e tyre për zhvillimet në veri të Kosovës”, kishte shkruar Lajçak.

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika