Reagon Vela ndaj Petkoviqit: Serbia dhe LS kërcënojnë me dhunë, ata do të jenë përgjegjës për çdo përshkallëzim në terren
Shef i Stafit në Kabinetin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar duke thënë se kryetari formal i Listës Serbe, Goran Rakiq, është duke e përkrahur të ashtuquajturin drejtor për Kosovën në Qeverinë e Serbisë kur është duke kërcënuar me “rezistencë dhe kryengritje” në Kosovë. Më tutje, Vela ka thënë se për […]
Shef i Stafit në Kabinetin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar duke thënë se kryetari formal i Listës Serbe, Goran Rakiq, është duke e përkrahur të ashtuquajturin drejtor për Kosovën në Qeverinë e Serbisë kur është duke kërcënuar me “rezistencë dhe kryengritje” në Kosovë.
Më tutje, Vela ka thënë se për çdo përshkallëzim të situatës në Kosovë, fajtori do të jetë Lista Serbe dhe Serbia.
“Serbia dhe LS kërcënojnë me dhunë. Ata do të jenë përgjegjës për çdo përshkallëzim në terren”, ka shkruar Vela në Twitter.
“Kreu formal i SL Rakiqit përkrah Petkoviqit kur kërcënon me ‘rezistencë dhe kryengritje’ në Kosovë. Megjithatë, asnjë fjalë dënimi nga Petkoviq për djegien e veturave të serbëve vendas!”, ka përfunduar Vela.
Formal head of SL Rakić, next to Petković, threatens with “resistance and uprising” in #Kosovo.
However, no word of condemnation from Petković on burning of cars of local Serbs!#Serbia and LS threatened with violence. They’ll be responsible for any escalation on the ground. pic.twitter.com/b6HiISGTbJ
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 2, 2023















