Reagon Vlora Çitaku: Mos krijoni gogola

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar rreth komenteve që i janë bërë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës në fotografitë e publikuara nga presidentja, Vjosa Osmani nga darka e liderëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar përmes një postimi lidhur me komentet e ndryshme që i janë bërë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, pas disa fotografive të publikuara nga darka e liderëve të Evropës Juglindore në samitin SEECP në Selanik të Greqisë.

Përmes këtyre fotografive, janë paraqitur disa raporte të ftohta ndërmjet të parës së vendit, Vjosa Osmanit dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.

Çitaku ka shkruar se “Edi Rama është Kryeministri që kanë zgjedhur Shqiptarët tash e tri herë me rradhë.”

Ajo është shprehur se sentimentet dhe preferencat personale pushojnë në momentin kur pranohet funksioni shtetëror.

“E raportet me Shqipërinë janë më të thella e më të fuqishme se çfarëdo mospajtimi i përkohëshëm. Ne mund të mos pajtohemi me Kryeministrin Rama rreth 1 çështje, por pajtohemi për 99 tjera”, ka shkruar ajo.

Gjithashtu, sa i përket mbështetjes për Kosovën, ajo është shprehur se në shumë situata jo të lehta për Kosovën, kryeministri i Shqipërisë ka qenë i gatshëm gjithmonë.

“Kam qenë vet dëshmitare e shumë situatave jo të lehta për Kosovën, dhe e kam parë me sytë e mi, edhe e kam dëgjuar me veshët e mi, mbështetjen që i jep Kryeministri Rama Kosovës. Dorën në zemër, shpesh edhe me më shumë elokuencë se ne vet”, shtoi Çitaku.

Ndërkaq në përfundim të këtij reagimi, ajo ka thënë se ky është një gjest keqardhjeje kur në ditën e çlirimit të Kosovës, duhet që të rikujtojë ndihmën e jashtëzakonshme që Shqipëria ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Samiti SEECP, Greqi

Sibel Halimi: Liderë me kurriz të kthyer nga njëri tjetri, kjo nuk duhet të jetë fotografia jonë

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika