Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas plagosjes së dy qytetarëve të Kosovës të nacionalitetit serb në Shtërpcë.

Ai ka thënë se të gjithë serbët në festën e tyre fetare të krishlindjeve ortodokse janë duke bërë lutje për të rinjtë që mbeten të plagosur në komunën e Shtërpcës.

“Qofshi gjallë dhe shëndoshë Stefan. Të gjithë po lutemi për ty sante në Hilandar”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Të gjithë krerët institucioneve të Republikës së Kosovës dhe ambasadat e huaj në Kosovë e kanë dënuar këtë akt dhe u kanë bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që drejtësia të shkojë në vend.