Reagon Xhaçka: As ushtria Serbisë nuk do të hyjë në “Kosovë”, as ushtria e Kosovës nuk do të hyjë në konflikt të armatosur

Konflikti nuk është në interes të qytetarëve të rëndomtë por të politikanëve për shfaqje të brendshme, ka thënë kryediplomatja shqiptare, Olta Xhaçka

Minsitrja për Evropë dhe Punë të Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka

“As ushtria Serbisë  nuk do të hyjë në “Kosovë”, as ushtria e Kosovës nuk do të hyjë në konflikt të armatosur…kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe duhet të ndalet për hir të gjithë rajonit tonë”, kështu ka bërë thirrje Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka .

Sipas Xhaçkës konflikti nuk është në interes të qytetarëve të rëndomtë por të politikanëve për shfaqje të brendshme.

“Serbia duhet të ndalojë së përkrahuri me arsyetime të pajustifikueshme ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe më në fund të kuptojë se e ashtuquajtura “Kosova&Metohija” ka ikur përgjithmonë”, ka deklaruar Xhaçka.

“Barrikadat nuk mbrojnë asnjë serb në Kosovë, ato vetëm minojnë të ardhmen tonë të përbashkët”, ka shtuar ajo.

“Shqiptarët dhe serbët janë dy kombet më të mëdhenj të këtij rajoni dhe ata janë “dënuar” për të gjetur një rrugë të qëndrueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët”, ka shtuar kryediplomatja shqiptare.

Ajo iu bërë thirrje dy liderëve të ulen dhe të bisedojnë dhe i bëjmë thirrje BE-së/SHBA-së që të këmbëngulin në të pasi sipas saj “çdo gjë tjetër përveç dialogut është e dënuar të dështojë mjerisht.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika