Real Madrid – Barcelona, finalja e Superkupës

Një tjetër kapitull i nxehtë i rivalitetit legjendar, El Clasico, do të shkruhet sonte në finale të Superkupës së Spanjës, ku Real Madrid dhe Barcelona do të ndeshen në një betejë për trofeun në Jeddah

Finalja e Superkupës së Spanjës sjell një tjetër përballje të zjarrtë mes rivalëve të përjetshëm, Real Madrid dhe Barcelona.

Ndeshja do të luhet këtë të diel duke filluar nga ora 20:00, në King Abdullah Sports City në Jeddah, Arabia Saudite, me fillim nga ora 22:00 me kohën lokale (19:00 GMT).

Trajneri Carlo Ancelotti ka vendosur të mos ndryshojë formulën e tij fituese, duke rikonfirmuar formacionin 4-3-3. Jude Bellingham pritet të luajë në një rol më të thellë në mesfushë, duke kontribuar më shumë në aspektin mbrojtës, për shkak të pranisë së superyllit Kylian Mbappé, i cili bashkohet në sulm me Vinicius Junior dhe Rodrygo.

Formacioni i Real Madrid:
Courtois, Vazquez (C), Tchouameni, Rudiger, Mendy, Valverde, Camavinga, Bellingham, Rodrygo, Vinicius, Mbappé.

Barcelona do të përballet me sfidën e madhe të El Clasicos pa disa nga lojtarët kryesorë, si Andreas Christensen dhe Marc-Andre ter Stegen. Inaki Pena pritet të jetë zgjedhja e parë në portë, ndërsa Dani Olmo dhe Pau Victor janë në dispozicion pas regjistrimeve të përkohshme.

Formacioni i parashikuar i Barcelonës:
Pena, Kounde, Cubarsi, Martinez, Balde, Casado, Pedri, Lamine Yamal, Olmo, Raphinha, Lewandowski.

Përballja mes këtyre dy gjigantëve të futbollit pritet të dhurojë emocione dhe spektakël, ndërsa tifozët e të dyja skuadrave janë të etur për të parë kush do të ngrejë trofeun në fund të mbrëmjes.

Shija e redaktorit

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Të fundit nga rubrika