Real Madrid eliminon Chelsean – Milani e kalon me lehtësi Napolin
Real Madrid ka mposhtur edhe në udhëtim Chelsean për të siguruar vendin e tyre në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve për një rekord të 32-të të UEFA-s. Ndeshja e kësaj nate ka përfunduar 2:0, me të njëjtin rezultat pasi “Los Blancos” kishin triumfuar edhe në ndeshjen e parë, për të kaluar kështu në gjysmëfinale me […]
Real Madrid ka mposhtur edhe në udhëtim Chelsean për të siguruar vendin e tyre në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve për një rekord të 32-të të UEFA-s.
Ndeshja e kësaj nate ka përfunduar 2:0, me të njëjtin rezultat pasi “Los Blancos” kishin triumfuar edhe në ndeshjen e parë, për të kaluar kështu në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 4:0.
Megjithatë, ishin Blutë ata që krijoi shansin e parë të madh të natës, por N’Golo Kante në një farë mënyre dërgoi përpjekjen e tij nga afërsia e goditur jashtë shtyllës.
Më pas ishte radha për Real Madridin, kur Rodrygo (21’) goditi shtyllën.
Chelsea nuk u ndal me lojë sulmuese, duke tentuar së paku të shënonte një gol në 45 minutat e parë, mirëpo nuk ia doli.
Real Madridi në anën tjetër kishte një lojë më të kujdesshme dhe synonte ta zinte në befasi ekipin londinez.
Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për Chelsean, kur Kante në minutën e 52-ë përsëri dështoi ta mposhte portierin belg.
Tre minuta më vonë, edhe Enzo Fernandez nuk ia doli të mposhte Courtoisin, pasi goditja e tij doli jashtë.
Në rregullin e pashkruar në futboll se kur nuk shënon, pëson – kështu ndodhi edhe me Chelsean në minutën e 58-të, kur Vinicius Junior asistoi te Rodrygo, që realizoi për 1-0.
Ishte minuta e 70-të e takimit kur Chelsea kërkoi penallti për një rrëzim në zonë të Kai Havertzit nga lojtarët madrilenë, por gjyqtari bëri me shenjë që loja duhej vazhduar.
Real Madridi nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe të dytën, sërish me anë të Rodrygos, që u asistua prej Fede Valverdes në minutën e 80-të për 2-0.
Ishte një paraqitje tipike në finalen e Champions League nga Los Blancos dhe ata tani do të presin fatin e tyre në gjysmëfinale, pasi do të përballen me fituesin e Manchester City dhe Bayern Munich.
Milani eliminon Napolin nga Liga e Kampionëve
Milani e ka eliminuar Napolin nga Liga e Kampionëve edhe pse barazoi 1-1 në stadiumin “Diego Armando Maradona”, por që falë fitores nga ndeshja e parë, ia doli të kalonte në gjysmëfinale (rezultati i përgjithshëm 2-1).
Olivier Giroud dështoi ta mposhte portierin e napolitanëve nga pika e bardhë.
Mirëpo, sulmuesi francez e përmirësoi gabimin e tij, kur realizoi në minutën e 43-të nga një asistim i Ralafel Leaos.
Me këtë gol edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën kishte edhe më shumë spektakël.
Pjesa e dytë nisi më mirë për Napolin, kur Khvicha Kvaratskhelia gjuajti në minuan e 46-të, por ishte i pasaktë.
Ishte minua e 74-të e takimit, kur Amir Rrahmani ishte afër të shënonte me kokë, mirëpo goditja e tij përfundoi mbi portë.
Napoli fitoi një penallti në minutën e 81-të, por nga pika e bardhë dështoi Kvaraskelhia, duke qenë edhe fytyra më tragjike e takimit.
Vendasit ia dolën që të shënonin nëpërmjet Victor Osimhen në minutën e 90+3-të, por që nuk ishte i mjaftueshëm, pasi takimi u mbyll me rezultatin e përgjithshëm 2-1 në të mirë të Milanit
Kuqezinjtë do të presin fituesin e Benfica-s dhe Interit, por rivalët e tyre të qytetit mbajnë avantazhin në ndeshjen e së mërkurës në San Siro.















