Real Madrid fiton ndaj Juventusit me golin e Bellingham

Real Madridi ka marrë një fitore të rëndësishme sonte në “Santiago Bernabeu”, duke mposhtur Juventusin me rezultat 1:0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Jude Bellingham në minutën e 57-të, pas një aksioni të shkëlqyer në zonën e bardhezinjve.

Skuadra e Xabi Alonso dominoi gjatë gjithë takimit, duke kontrolluar posedimin dhe duke krijuar disa raste të pastra për gol, por pa mundur t’i konkretizojnë.

Në anën tjetër, “Zonja e Vjetër” nuk arriti të tregojë shumë në sulm dhe mbeti nën presionin e vazhdueshëm të madrilenëve.

Edon Zhegrova, i cili ishte pjesë e bankinës së Juventusit për këtë ndeshje, nuk u aktivizua dhe qëndroi rezervë gjatë gjithë takimit.

Me këtë fitore, Real Madridi forcon pozitën e tij në grup dhe konfirmon formën e mirë, ndërsa Juventusi do të kërkojë rikthimin në ndeshjet e ardhshme.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika