Real Madrid i gatshëm të paguajë 60 milionë euro për Tchouameni

Reali i Madridit është i gatshëm të paguajë 60 milionë euro për mesfushorin e Monakos, por ndërhyrja e PSG-së po e komplikon transferin te ekipi spanjoll

ilustrim

Drejtuesit e Real Madridit janë të vendosur për të transferuar Aurelian Tchouameni, pas ofertës që ia kanë bërë ditë më parë. Propozimi i kane bërë prej 60 milionë euro, të cilat mund të rriten deri në 70 milionë euro.

Tchouameni dëshiron të kaloje te Real Madrid, por kjo, nuk garanton gjithmonë transferimin, raporton “Marca”.

Por gjithashtu edhe ekipi francez PSG është i interesuar për talentin e Monakos, dhe gjithashtu është i gatshme të ofroje më shume para se spanollet.

Kjo oferte e Real Madrid paraqet strategjinë tyre te transferimeve e cila ka ndryshuar viteve te fundit dhe synim i tyre janë lojtaret e rinj, për shkak se kostoja e tyre është më e ulet, dhe potenca e tyre qe të bëhen mbas disa vitesh lojtarë yje dhe të kushtueshëm është më e madhe se e lojtareve më të vjeter në moshë.

ilustrim

Real Madrid e ka ndjekur yllin e Monakos prej disa kohesh, por përfshirja e PSG-së e ka bërë më të vështirë.

Nuk ka diçka të sigurt rreth kësaj transferte, por ajo që është e qarte është se Real Madridi nuk do të paguaj shumë për mesfushorin e ri, me ofertën e tyre që qëndron në 60 milion euro, raporton “Marca”.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika