Real Madrid kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, përfundon misioni i Liverpool-it

Real Madridi ka fituar edhe ndeshjen e dytë me Liverpoolin, për të zënë vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Real Madrid ka arritur të kalojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Liverpoolin në stadiumin spanjoll, Estadio Santiago Bernabeu.

Ndeshja e dytë ka përfunduar me rezultat 1:0, golin e shënoi sulmuesi Karim Benzema në minutën e 79-të.

Real Madrid kishte një epërsi me tri gola në ndeshjen e parë, kurse Liverpool-i ishte përball një detyre të vështirë për të arritur edhe tri gola të tjerë për të siguruar një vend në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Pra, tri javë pas humbjes me rezultat 5-2 në Anfield, Liverpool ishte në Spanjë për të luftuar për ndeshjen e dytë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Ndërsa, përveç Real Madridit, në çerekfinale do të paraqiten edhe Chelsea, Manchester City, Bayerni, Interi, Milani, Benfica e Napoli.

Napoli ka shkruar historinë, të mërkurën duke eliminuar Frankfurtin për tu kualifikuar për herë të parë në çerekfinale të Ligës Kampionëve.

Partenopei ka fituar me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë si mysafir i Eintracht Frankfurtit dhe pas fitores edhe në sfidën kthyese (3-0) në ‘Stadio Diego Armando Maradona’, ka vazhduar tutje në garën elitare evropiane të futbollit me rezultat të përgjithshëm prej 5-0.

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika