Real Madrid – Manchester City: Përballje e madhe sot në Bernabeu

Sonte, në orën 21:00, Real Madrid do të presë Manchester City-n në stadiumin Santiago Bernabeu në kuadër të fazës së grupeve të Champions League.

Me tre ndeshje të mbetura në këtë fazë të parë të Ligës së Kampionëve, do të jetë një përballje vendimtare për kualifikimin.

Një fitore e pestë do të siguronte që ekipi i Xabi Alonos të qëndronte brenda pesë vendeve të para të tabelës dhe, njëkohësisht, do t’i afrohej objektivit për t’u kualifikuar direkt në 16-she pa pasur nevojë të kalonte përmes një play-off-i.

Ndërsa skuadra e Pep Guardiolës synon të sigurojë një vend në tetëshen e parë për kualifikim automatik në fazën e eliminimit direkt.

Ndeshja do të gjykohet nga arbitri francez Clement Turpin.

Real Madrid vjen pas disa vështirësive të mëdha.

Eder Militao është jashtë për shkak të një dëmtimi muskulor, ndërsa mungesa e tij përbën një humbje të madhe, duke qenë se ka qenë mbrojtësi më i mirë i skuadrës këtë sezon.

Po ashtu, nuk do të jenë në dispozicion Dean Huijsen, Eduardo Camavinga, Dani Carvajal, Trent Alexander-Arnold, Ferland Mendy dhe David Alaba. Mbappe është rikuperuar pjesërisht dhe pritet të jetë në dispozicion.

Ky është takimi i 14-të mes këtyre dy skuadrave në Champions League, me Manchester City që ka pesë fitore dhe Real Madrid katër, ndërsa pesë ndeshje kanë përfunduar baras.

Atmosfera në Bernabeu pritet të jetë elektrizuese, duke bërë që kjo ndeshje të ndihet si një finale edhe pse jemi vetëm në dhjetor.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika