Real Madrid: Marrëveshje 100 milonë euroshe për Tchouameni-n

Real Madrid ka arritur një marrëveshje verbale me AS Monaco për të nënshkruar me mesfushorin francez Aurelien Tchouameni, në një paketë totale në vlerë rreth 100 milonë euro

Aurelien Tchouameni

Real Madrid ka pasur një marrëveshje verbale me As Monaco, ku pas kësaj marrëveshjeje verbale, klubet e futbollit Real Madrid dhe As Monaco janë në procesin e finalizimit të dokumentacionit dhe procedurave, në mënyrë që të firmoset dhe të shpallet zyrtarisht transferimi i 22-vjeçarit.

Tchouameni ka vendosur që së fundmi të bashkohet me madrilenët, edhe pse interesimi për të ka qenë edhe nga klubi i Paris Saint German, Liverpool dhe Manchester United.

Tchouameni përfundoi i treti në Ligën 1 këtë sezon në skuadrën e Monakos. Ai luajti 35 herë në ligë duke shënuar tri gola, dy asistime si dhe 11 paraqitje në garat evropiane.

Tashmë po punohet për të bërë gati kontratat dhe më pas të nënshkruhen mes Real Madridit dhe Monakos.

Duke hedhur rrjetën më gjerë, Tchouameni ka regjistruar minutat e pesta më të larta në mesin e lojtarëve nën 23 vjeç, në pesë ligat më të mira evropiane që nga fillimi i 2020-2021.

Për një lojtar kaq të ri, ai arrin në Bernabeu me përvojë.

Ilustrim

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika