Real Madrid pret Monacon në Bernabeu

Liga e Kampionëve rikthehet sonte në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Real Madridi do të zhvillojë ndeshjen e shtatë dhe parafundit të fazës së ligës, duke pritur Monacon, me fillim nga ora 21:00.

Skuadra e drejtuar nga Arbeloa aktualisht renditet në vendin e shtatë në tabelë, me katër fitore ndaj Marseille, Kairat Almaty, Juventusit dhe Olympiacos, si dhe dy humbje nga Liverpooli dhe Manchester City.

Fitorja ndaj Monacos konsiderohet jetike për të mbetur në tetëshen e parë, e cila siguron kualifikim direkt në fazën e 1/8 së finales.

Pas kësaj ndeshjeje, Real Madridi do të ketë edhe një përballje të fundit në fazën e ligës, atë ndaj Benficës, javën e ardhshme në Portugali.

“Nëse e mposhtim Monacon, do t’i afrohemi shumë objektivit tonë”, ka deklaruar Arbeloa në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Në listën e të ftuarve është edhe Kylian Mbappé, i cili u shpreh optimist para përballjes: “Duhet ta sulmojmë Monacon që nga minuta e parë dhe të fitojmë për të qenë në top tetëshe”.

Francezi vjen në këtë ndeshje pasi në takimin e fundit në La Liga ndaj Levantes shënoi golin e 50-të me fanellën e Real Madridit.

Monaco udhëton drejt Madridit nga pozita e 19-të në renditje, me 9 pikë të grumbulluara nga dy fitore, tri barazime dhe një humbje. Francezët synojnë pikë për t’u larguar nga zona e rrezikut dhe për të ruajtur shpresat për kualifikim.

Në kampionatin francez, Monaco renditet në vendin e nëntë dhe vjen pas humbjes 1-3 në shtëpi ndaj Lorientit.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika