Real Madrid triumfon me titullin e 35-të në La Liga

Fitorja dominuese ndaj Espanyol-it

Ditën e shtunë ekipi i Real Madrid-it ka fituar titullin e 35-të të La Ligës pas fitores ndaj Espanyol duke dhënë rezultatin 4-0.

Madridi fitoi edhe Superkupen spanjolle në janar, tanimë ky titull është trofeu i dytë i klubit për sezonin 2021-2022.

Futbollistët shihen se po e festojnë fitoren dhe janë të lumtur, pas disa postimeve në Facebook, ku aty shihet se në festë u bashkuan edhe familjarët e lojtarëve.

Në fushën e “Santiago Bernabeu”, këndohej kënga “Let’s Go Champions.

Menaxheri Carlo Ancelotti bëhet trajneri i parë që fiton titullin në ligat “top pesë” të Evropës. “Është emocionuese. Është një arritje. Sezoni që kemi pasur në ligë ka qenë spektakolar, me shumë qëndrueshmëri. Është falë punës së lojtarëve dhe angazhimit të tyre. Sot duhet të festojmë, unë duan të festojnë.” Tha menaxheri.

“Më mbush me krenari. Më pëlqen ajo që bëj, dhe pesë ligat “që kam fituar” do të thotë se kam bërë mjaft mirë. Jam krenar që jam këtu dhe kam fituar trofe për Real Madridin,” u shpreh Ancelotti.

Tanimë më shumë se çdo klub, Real Madrid ka fituar La Ligën gjithsej 35 herë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika