Real Madridi eliminon Manchester Cityn, kalon në çerekfinale
Real Madrid ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të UEFA Champions League, pasi ka eliminuar Manchester City me rezultat të përgjithshëm 5:1. Pas fitores bindëse 3:0 në ndeshjen e parë në Madrid, madrilenët triumfuan edhe në ndeshjen e kthimit në Manchester me rezultat 2:1. Ndeshja u ndikua që herët, kur Bernardo Silva u përjashtua me karton […]
Real Madrid ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të UEFA Champions League, pasi ka eliminuar Manchester City me rezultat të përgjithshëm 5:1.
Pas fitores bindëse 3:0 në ndeshjen e parë në Madrid, madrilenët triumfuan edhe në ndeshjen e kthimit në Manchester me rezultat 2:1.
Ndeshja u ndikua që herët, kur Bernardo Silva u përjashtua me karton të kuq në minutën e 20-të, pasi ndali topin me dorë në vijën e portës. Nga pika e bardhë ishte i saktë Vinicius Junior, i cili kaloi Realin në epërsi në minutën e 22-të.
Megjithatë, vendasit reaguan dhe barazuan rezultatin në 1:1 me golin e Erling Haaland në minutën e 41-të.
Në pjesën e dytë, madrilenët menaxhuan lojën, ndërsa në minutat shtesë, Vinicius Junior realizoi golin e fitores për 2:1, duke vulosur kalimin tutje.
Në çerekfinale, Real Madridi pritet të përballet me Bayern Munich.















