Real Madridi mbretëron në Ligën e Kampionëve, mposht Chelsean
Real Madrid ka arritur të mposhtë fituesin e vitit 2021, Chelsea, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ndeshja ka përfunduar me rezultat 2:0 për skuadrën e Carlo Ancelottit. Një vit më parë, këtë ditë, dy gjigantët shkuan ballë për ballë, në atë që doli të ishte një ndeshje e Ligës së Kampionëve […]
Real Madrid ka arritur të mposhtë fituesin e vitit 2021, Chelsea, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 2:0 për skuadrën e Carlo Ancelottit.
Një vit më parë, këtë ditë, dy gjigantët shkuan ballë për ballë, në atë që doli të ishte një ndeshje e Ligës së Kampionëve për shekuj, dhe tani janë tre sezone radhazi që ata janë përballur.
Blutë impresionuan gjatë minutave të parë, duke kërkuar ta çojnë lojën në Los Blancos, pasi Joao Felix dhe N’Golo Kante drejtuan kundërsulmet e shpejta përpara.
Por, mbretërit arritën të shënonin që në minutën e 21-të pas një aksioni të mirë, ku Dani Carvajal asistoi te Vinicius Junior që gjuajti port Keppa Arizabalaga priti, ndërsa nga topi i kthyer shënoi Karim Benzema për 1-0.
Në pjesën e dytë, mbretërit ishin edhe më kërkues, duke rrezikuar më shumë.
Ndërkohë, Chelsea mbeti me një lojtar më pak kur në minutën e 59-të Ben Chilwell u ndëshkua me karton të kuq.
Në minutën e 74-të erdhi goli i dytë, kur Vinicius asistoi Marco Asensio, i cili shënoi një gol fantastik për rezultat 2-0.















