Real Madridi mund ta humbasë brazilianin Vinicius JR, shkaku i racizmit

Vinicius JR ndihet i kërcënuar nga sulmet e racizmit që po i bëhet në fushë

Përveç golave e futbollit të bukur, Vinicius Junior këtë edicion ka qenë temë në futboll edhe për një gjë jo shumë të hijshme.

Fatkeqësisht, shpesh herë gjatë ndeshjeve si mysafir të Real Madrid-it, braziliani ka qenë cak i sulmeve raciste.

Sipas mediave të afërta me klubin, kjo gjë nuk është ndalur por në të kundërtën është shtuar, duke u bërë çdo herë e më e dukshme.

Vizitat te Atletico Madrid para disa muajve dhe kjo e fundit e madrilenëve te Mallorca, kanë qenë ndër më të rëndat, duke detyruar edhe klubin por edhe vet ligën që të reagojë kundër këtyre veprimeve të ulëta.

Lajmi i fundit që vjen nga dita e sotme, është se Real Madrid tashmë janë të frikësuar që mund të humbasin fantazistin e tyre.

Braziliani si duket ka humbur durimin ndaj këtyre dhe sulmeve, dhe përsëritjet e shpeshta mund ta shtyjnë atë jashtë Madrid-it.

Se cili do të jetë reagimi i krerëve të La Liga, mbetet për t’u parë – por drejtuesit e klubit mbretëror kanë bërë të ditur që në rast të përsëritjeve, ata do të marrin masa më të mëdha vet, duke bojkotuar edhe ndeshjet nëse është nevoja.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika