Real Madridi ndalet në barazim nga Girona

Real Madridi është ndalur në një barazim 1:1 ndaj Gironës në ndeshjen e radhës të La Ligës, duke humbur mundësinë për t’u kthyer në krye të tabelës.

Girona befasoi në fund të pjesës së parë, kur Azzedine Ounahi shënoi golin në minutën e 45-të.

Në pjesën e dytë, Reali shtoi presionin dhe arriti të barazojë në minutën e 67-të me Kylian Mbappe, i cili realizoi saktë nga pika e penalltisë.

Los Blancos tentuan përmbysjen gjatë gjithë kohës, por Girona mbajti ritmin dhe rezistoi deri në fund.

Ky është barazimi i tretë radhazi për Real Madridin, që edhe këtë herë dështon të rikthehet në krye të tabelës.

Madrilenët mbesin në vendin e dytë me 44 pikë, por forma e tyre — me vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat — është mjaft shqetësuese.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika