Real Madridi synon transferimin e Haaland këtë verë

Erling Haaland

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, mund të largohet nga ekipi anglez pas vetëm një sezoni.

Gazeta sportive “Marca”, të premten, ka raportuar se Real Madridi është futur në garë për ta transferuar norvegjezin.

Madrilenët po synojnë transferimin e Haalandit këtë verë.

Haaland ka kontratë me Cityn deri në vitin 2027 dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 180 milionë eurosh. Real Madridi është i gatshëm ta paguajë këtë shumë, ku paratë nuk janë fare problem për ta.

22-vjeçari verën e shkuar iu bashkua Cityt nga Dortmundi dhe po shkëlqen këtë sezon tek ekipi anglez.

Në 34 ndeshje të luajtura deri më tani, Haaland ka realizuar 33 gola, ndërsa më herët ka pranuar se ëndërron të luajë për Real Madridin në të ardhmen.

Shija e redaktorit

Lame: Me intervenimin e NATO-së, UÇK-ja u bë ushtri me...

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, për 24 vjetorin e bombardimeve të NATO-së drejt caqeve serbe ka thënë se Kosova kishte filluar...

Distria Krasniqi e argjendtë në Gjeorgji

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, në kategorinë -52 kg, ka fituar medaljen e argjendtë dhe 700 pikë olimpike në Paris 2024 në Grand Slamin e...

“Radar” me Edita Doli mbledh mbi 50 mijë euro për...

Mbi 50 mijë euro nga telefonatat dhe mjetet e dorëzuara në ambientet e Dukagjinit është shuma që është mbledhur deri tani për Gazmend Malokun,...

Të fundit nga rubrika