Reali kalon në gjysmëfinale të Kupës
Real Madridi ka mposhtur 3:1 Atletico Madridin, të enjten e 26 janarit, për ta siguruar gjysëmfinalen e Kupës së Mbretit. Koha e rregullt u mbyll me rezultat baras 1:1. Për Atleticon shënoi Alvaro Morata, ndërsa Rodrygo barazoi gjithçka 10 minuta para fundit të kohës së rregullt. Golin e epërsisë më pas e shënoi Karim Benzema […]
Real Madridi ka mposhtur 3:1 Atletico Madridin, të enjten e 26 janarit, për ta siguruar gjysëmfinalen e Kupës së Mbretit.
Koha e rregullt u mbyll me rezultat baras 1:1. Për Atleticon shënoi Alvaro Morata, ndërsa Rodrygo barazoi gjithçka 10 minuta para fundit të kohës së rregullt.
Golin e epërsisë më pas e shënoi Karim Benzema në minutën e 104-të të ndeshjes.
Por, vulën e kësaj ndeshjeje e vendosi Vinicius në fund.















