Reali ‘shkatërron’ Cityn, Valverde hero i ndeshjes

Real Madrid realizoi një nga fitoret më të mëdha të sezonit ndaj Manchester Cityt, duke mposhtur kampionët anglezë 3:0 në “Santiago Bernabeu”.

Heroi i ndeshjes ishte Federico Valverde, i cili shënoi të tre golat për madrilenët, duke kompletuar hat-trickun e tij dhe duke i dhënë avantazh të madh skuadrës së tij për ndeshjen e kthimit.

Madrilenët shkojnë në ndeshjen e kthimit me një epërsi të trefishtë, pavarësisht se kishin shtatë mungesa, disa prej tyre shumë të rëndësishme, dhe kjo përbën një meritë të madhe për trajnerin Álvaro Arbeloa dhe lojtarët e tij.

Vinicius Junior pati mundësinë të shënonte edhe golin e katërt nga pika e penalltisë, por portieri i Cityt, Gianluigi Donnarumma, e ndali goditjen dhe shpëtoi ekipin e tij nga një humbje edhe më e thellë.

Me këtë avantazh, Real Madrid do të udhëtojë për në “Etihad Stadium” javën e ardhshme për ndeshjen e kthimit, dhe fituesi i këtij çifti ka shumë gjasa të përballet me Bayern Munich në çerekfinale të UEFA Champions League.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika