Real Madrid ka trefishuar epërsinë ndaj Barcelonës, me golin e tretë që u shënua nga Benzema nga pika e bardhë.

Benzema pas golit të parë në minutën e 50-të, shënoi të dytin nga pika për t’i dhënë Los Blancos një epërsi 3-0 në Camp Nou këtë mbrëmje.

Kjo penallti e çoi atë në 15 gola në El Clasicos – baraz me sulmuesin legjendar spanjoll.

Benzema tani është tri gola prapa kryesuesve të përbashkët Cristiano Ronaldo dhe Alfredo Di Stefano.

Ndërsa, golin e parë të epërsisë e shënoi Vinicius.

Klubet po zhvillojnë ndeshjen kthyese të Kupës së Mbretit, me të parën që përfundoi 1-0 në favor të Barcelonës.