Realizohet fotografia familjare e samitit në Tiranë

Siç e do zakoni, pjesëmarrësit në samitin “Ukrainë- Europa Juglindore”, që po mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, kanë realizuar “fotografinë familjare”

Siç e do zakoni, pjesëmarrësit në samitin “Ukrainë-Europa Juglindore”, që po mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, kanë realizuar “fotografinë familjare”

Presidenti i Ukrainës,  Vlodymyr Zelensky, po qëndron në një vizitë zyrtare në Shqipëri, si bashkorganizator i samitit “Ukrainë – Europa Juglindore” që ka nisur punimet në Tiranë me pjesëmarrjen e liderëve nga Evropa Juglindore dhe Ballkani Perëndimor gjatë ditës së sotme.

Samiti për Ukrainën, Zelensky: Regjimi i Putinit duhet të humbasë

Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, në samitin për Ukrainën në Tiranë ka deklaruar se është e rëndësishme që presidenti rus, Vladimir Putin dhe regjimi tij të humbasë.

Zelensky falënderoi Shqipërinë për mbështetjen.

“Falënderoj Ramën për mbështetjen tuaj personale dhe kombëtare për Ukrainën si ushtarake, ashtu edhe humanitare, por edhe politike. Është hera e dytë që takohemi në një format të tillë, i pari në Athinë. Vlerësoj mikpritjen dhe mundësinë për të diskutuar si mund të fuqizojmë të gjithë Evropën. Tani po përcaktohet rrugëtimi që do të ndjekë Evropa në brezat e ardhshëm. Putini, gjithçka që ai bën dhe dëshiron të bëjë është një përpjekje që diktatet e vjetra të vendosin se cfarë duhet të bëjnë kombet. E rëndësishme për shtetet tona të lira që regjimi i Putinit të humbasë dhe regjimi i tij të humbasë sepse dështimet e tij janë siguria jonë. Vizioni ynë për Evropën bazohet te parimi i dinjitetit. Nuk duhet të ketë Evropë me dinjitete të ndryshme në të”, tha Zelensky.

Zelensky ftoi liderët e Ballkanit Perëndimor për organizimin e një forumi të përbashkët të sigurisë mes Ukrainës dhe Ballkanit Perëndimor, por dhe për një forum për mbrojtjen.

Ndryshe, që vizita e Zelenskyyt të përcillet pa ndonjë incident, Policia në Shqipëri në bashkëpunim me Gardën e Republikës, janë angazhuar me masa të rrepta sigurie, duke njoftuar se disa rrugë do të jenë të bllokuara në kohë të ndryshme gjatë lëvizjes se delegacionit nëpër kryeqytet.

Zelenskyy ka mbërritur në Shqipëri më 27.02.2024. Aeroplani i presidentit ukrainas, u ul në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë rreth orës 23:00 të së martës.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24.02.2022.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Në kundërpërgjigje të Rusisë, vendet perëndimore, përfshirë edhe Kosovën, kanë vendosur sanksione të ashpra.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika