Realizohet fotografia familjare e samitit në Tiranë
Sot në Tiranë është duke u mbajtur samiti i Ballkanit Perëndimor me BE mbi Planin e Ri të Rritjes. Siç e do zakoni, pjesëmarrësit e samitit të Ballkanit Perëndimor me BE që po mbahet në Tiranë, kanë realizuar “fotografinë familjare” në Tiranë. Në foto mungon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili do të marrë […]
Sot në Tiranë është duke u mbajtur samiti i Ballkanit Perëndimor me BE mbi Planin e Ri të Rritjes.
Siç e do zakoni, pjesëmarrësit e samitit të Ballkanit Perëndimor me BE që po mbahet në Tiranë, kanë realizuar “fotografinë familjare” në Tiranë.
Në foto mungon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili do të marrë pjesë në samit virtualisht.
Çka është plani për rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor?
Plan i ri për rritje ekonomike në vendet e Ballkanin Perëndimor, i miratuar nga Komisioni Evropian, më 8 nëntor të vitit 2023, është i bazuar në katër shtylla.
Shtylla e parë është “forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së”.
Kjo do të varet nga përshtatja e vendeve të rajonit me rregullat e tregut unik dhe paralelisht hapja e tregut të tyre në sektorët përkatës për vendet fqinje.
Shtylla e dytë e këtij plani është “forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal”.
Kjo, sipas përvojës së BE-së, do të ndikojë në një rritje potenciale ekonomike prej 10 për qind.
Shtylla e tretë e këtij plani është “përshpejtimi i reformave fundamentale“. Kjo nënkupton dhe sundimin e ligjit që ndihmon edhe në tërheqjen e investimeve direkte të huaja dhe forcon stabilitetin rajonal.
Shtylla e katërt e planit të ri të Komisionit Evropian për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor është “rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat“. Këtu përfshihet edhe propozimi për 6 miliardë euro ndihmë.
Pasi vendet e rajonit në raportet tregtare me Bashkimin Evropian përfitojnë edhe nga Marrëveshjet përkatëse të Stabilizim-Asociimit, KE-ja propozon që të shkohet edhe përtej kësaj, duke bërë edhe ndryshime në këto marrëveshje për të mundësuar kushte të barabarta në treg dhe mes vendeve në procesin e zgjerimit dhe vendeve anëtare të BE-së.
Të gjitha këto qëllime janë në përputhje edhe me idetë që po realizohen përmes Procesit të Berlinit, si dhe krijimin e “tregut të përbashkët rajonal”.















