Realme ka lançuar telefonin e fundit të serisë së dhjetë
Realme ka lançuar zyrtarisht telefonin më të fundit të serisë Realme 10 të mërkurën e 9 nëntorit. Ky telefon është pasardhësi i realme 9 i cili është lançuar në prill. Ndërkaq, pajisja e parë realme është lançuar në vitin 2018, që ka qenë realme 2. Këtë herë realme 10 është telefoni me motorin më të […]
Realme ka lançuar zyrtarisht telefonin më të fundit të serisë Realme 10 të mërkurën e 9 nëntorit.
Ky telefon është pasardhësi i realme 9 i cili është lançuar në prill. Ndërkaq, pajisja e parë realme është lançuar në vitin 2018, që ka qenë realme 2.
Këtë herë realme 10 është telefoni me motorin më të shpejtë në klasën e tij. Është telefon me një bateri të madhe, e cila për 28 minuta mbushet 50 për qind.
Realme 10 kësaj rradhe paraqitet me dy konfigurime, përkatësisht 4/128 GB dhe 8/128 GB. Varianti 4 GB është i pajisur me RAM 4 GB ndërsa ai 8 GB është i pajisur me RAM 8 GB që është dinamik.
Megjithatë, të dy variantet e Realme janë të pajisura me një ekran me mbrojtje, janë të pajisura me altoparlantë që prodhojnë dalje më të lartë të zërit.
Realme 10 mund të gjindet me ngjyrë të bardhë dhe të zezë dhe mund të porositet nga e premtja, që çmimet e tij janë të larta.
Siç shkruan CNN, Realme 10 4GB RAM kushton 2,499 milionë RP, ndërsa 8 GB RAM mund të porositet nga 9 nëntor deri më 17 nëntor, me një çmim prej 3,199 milionë IDR.















