Rebelët Huthi thonë se kanë sulmuar një anije në Detin e Kuq

Rebelët Huthi, që mbështeten nga Irani, thanë më 17 gusht se kanë shënjestruar një anije saudite dhe katër anije përcjellëse në Detin e Zi.

Lidhur me këtë pretendim të rebelëve jemenas ende nuk ka ndonjë reagim nga autoritetet saudite.

Zëdhënësi ushtarak i grupit, Yahya Saree, publikoi në rrjetet sociale informacionin se anija saudite u godit me raketa nga Moça, në bregun e Jemenit.

Ndërkaq, duke cituar mediat lokale, Al-Jazeera raportoi se katër persona janë vrarë dhe tetë janë plagosur në sulmet e kryera nga rebelët Huthi në qytetet jemenase të Maribit dhe Moças.

Autoritetet lokale thanë se gjashtë raketa balistike dhe katër dronë goditën Maribin, duke plagosur katër persona. Raportimet sugjerojnë që qyteti Moça po ashtu është sulmuar nga rebelët në ditët e fundit.

Më herët, gjashtë persona u raportuan të vrarë, përfshirë tre pakistanezë, dhe dhjetë të plagosur pasi rebelët Huthi sulmuan një anije mallrash në Moça, të Detit të Kuq.

Muajin e kaluar, rebelët Huthi njoftuan se do të vendosnin bllokadë ndaj porteve saudite. /REL

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika