Reçica-Kurtit: Vandal politik, ndali vandalizmat – kthehu në parlament

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica, i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të kthehet në Kuvend dhe të mundësojë vazhdimin e procesit të konstituimit të institucioneve.

Reçica, gjatë protestës së Grupit Parlamentar të PDK-së para ndërtesës së Qeverisë, iu referua një aktgjykimi të Gjykatës Supreme, për të cilin tha se përcakton se funksioni i kryeministrit nuk mund të ushtrohet njëkohësisht me mandatin e deputetit.

“Aktgjykim të Gjykatës Supreme thuhet qartë. Kryeministër dhe deputet nuk mund të jesh. Duhet të zgjedhësh. Deputet dhe ministër nuk mund të jesh. Duhet të zgjedhësh”, tha Reçica.

Ai e quajti Kurtin “vandal politik” dhe kërkoi nga ai që, nëse i ka votat e nevojshme, të kthehet në Kuvend dhe të formojë Qeverinë.

“Prandaj i bëj ftesë deputetit Albin Kurti, gjegjësisht vandalit politik, që t’i ndalë këto vandalizma. Të kthehet në parlament. Nëse i ka 61 vota ta zgjedhë Qeverinë, për t’ia votuar kryetarin dhe nënkryetarin e Kuvendit do t’ia votojmë ne, ja bëjmë votat edhe ne edhe Aleanca”, u shpreh ai.

Sipas Reçicës, vazhdimi i krizës institucionale po e dëmton vendin, ndërsa akuzoi Kurtin se po krijon kriza politike për të menaxhuar situatën në dëm të Kosovës.

“Sepse duke krijuar kriza, ai menaxhon situata për të këqijat e vendit”, tha deputeti i PDK-së.

Në fund, Reçica paralajmëroi se zvarritja e procesit mund të ketë pasoja dhe u bëri thirrje të gjithë atyre që, sipas tij, po e pengojnë funksionalizimin e institucioneve që të mundësojnë ecjen përpara të vendit.

“Prandaj i bëj ftesë, le të kthehet në Kuvend. Sepse mund të bëhet vonë për këtë vend dhe për të gjithë të cilët janë pengesë për ecjen përpara të këtij vendi”, tha Reçica.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika