Reçica së bashku me Çitakun e Hoxhajn takohen me kryetarin e Trevisos: Bashkëbiseduam për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet komunave tona

Deputeti i PDK-së, Elmi Recica, ka bërë të ditur se “në Itali, së bashku me Vlorën, Enverin, Bedri Sukën dhe Admir Zogajn patëm nderin dhe kënaqësinë që ta takojmë kryetarin e qytetit të Trevisos, z.Mario Conte, me të cilin bashkëbiseduam për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet komunave tona, për kontributin e mërgatës tonë dhe integrimin në shoqërinë italiane”

Deputeti i PDk-së, Elmi Recica, së bashku me nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitakun, nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe kryetari i qytetit të Trevisos, Mario Conte

Deputeti i PDk-së, Elmi Recica, ka bërë të ditur se së bashku me nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitakun, nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj kanë takuar kryetarin e qyteti të Trevisos, Mario Conte.

Reçcia njoftoi se kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit të komunave, kontributin e mërgatës së Kosovës dhe integrimin në shoqërinë italiane.

“Në Itali, së bashku me Vlorën, Enverin, Bedri Sukën dhe Admir Zogajn patëm nderin dhe kënaqësinë që ta takojmë kryetarin e qytetit të Trevisos, z.Mario Conte, me të cilin bashkëbiseduam për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet komunave tona, për kontributin e mërgatës tonë dhe integrimin në shoqërinë italiane. Shprehëm falënderimin tonë ndaj Italisë, për mbështetjen e përhershme që i ka dhënë Kosovës në proceset e shtetndërtimit dhe të integrimit evropian”, ka shkruar Recica në Facebook.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika